“Luizi është martuar katër herë”, astrologia: Nëse çifti ndahet do të jetë prej Kiarës

Astrologia e njohur nga Kosova, Laura Bilalli komentoi sot në emisionin “Fun Club” katër finalistët e Big Brother VIP, Luizin, Dean, Efin dhe Kristin.

Ajo u shpreh se Luizi në jetën e përtejme është martuar katër herë.

“Luizi në jetën e përtejme është martuar katër here. Nënvetëdija e vet e tërheq në pjesën e familjes, rehatisë, nënvetëdija kërkon të shërojë traumën, nga ky vend dhe në vitet në vazhdim e ka shumë më lehtë me shëru traumën”, tha ajo.

Lidhur me marrëdhënien e dashurisë të krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, ajo tha se nga ana e tij është e vërtetë, por nuk është e njëjta gjë nga pala tjetër.

“Prej këtij është e vërtetë, por prej anës tjetër jo, nëse ndahen do të bëhet prej kësaj”, tha astrologia.

Më 6 maj do të mbahet finalja e madhe Big Brother VIP, ku katër finalistët janë Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi.