I kishte para borxh, shitësi merr peng në dyqan qytetarin

“Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta…”

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, i cili ka mbajtur peng një qytetar në dyqanin e tij.

Referuar informacionit të policisë mësohet se i arrestuari pretendon se shtetasi K.K., 52-vjeç i ka borxh një sasi lekësh dhe për këtë arsye e ka mbajtur peng për 30 minuta.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. /albeu.com/


Shtuar 22.08.2020 15:46