Agjenti i Bremer zbarkon në Milano, mbrojtësi brazilian shumë pranë Interit

Gleison Bremer është shumë afër transferimit tek Inter.

Sipas “FCInterNews”, braziliani shumë shpejt mund të bëhet një zikaltër, pasi në orët e ardhshme pritet të këtë një takim mes palëve për të vendosur pikat mbi “i”.

Simone Inzaghi mezi pret që mbrojtësi i Torinos të jetë nën urdhrat e tij dhe për këtë takimet mes palëve janë përshpejtuar, teksa njëri nga agjentët e lojtarit ka zbarkuar në Lombardi. /h.ll/albeu.com


Shtuar 6.07.2022 15:51