Makina që drejtohej nga një 17-vjeçar i preu rrugën motorit të italianëve, si ndodhi aksidenti tragjik në Sarandë

2 turistë italianë kanë ndërruar jetë dhe dy të rinj shqiptarë kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 17-vjeçar, i cili është përplasur me motorin, ku i fundit i drejtuar nga italianët.

Shkak i aksidentit ishte një devijim i korsisë nga mjeti që drejtohej nga 17-vjeçari pa patentë, i cili shoqërohej nga një pasagjer 16 vjeç. Dyshohet se mjeti i ka prerë rrugën motorit tip ‘Honda’.

joftimi i policisë:

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Gazeta Express


Shtuar 24.08.2023 11:06