Grabitën me dhunë një banesë në Vaun e Dejës, hajdutët morën një shumë parash dhe një “Benz”

Një ngjarje ka ndodhur në Vaun  e Dejës ku persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë në një banesë duke vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe një automjet tip “Benz”.

Policia po vijon kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Njoftim policie

Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 5.10.2022 08:34