Mozzik dhe Getinjo martojnë dajën, Vivien shfaqet në dasmën familjare (VIDEO)

Mozzik dhe Getinjo mbrëmjen e djeshme kanë festuar martesën e djalit të dajës së tyre.

Dhe sigurisht në një event kaq të rëndësishëm për familjen e tyre, edhe ata ishin të pranishëm, madje Getinjo bashkë me partneren e tij, Vivien.

Teksa në shumë dasma jemi mësuar që lulet nga nusja hidhen në një turmë vajzash beqare, në këtë dasmë nusja i ka hedhur lulet drejt një grupi djemsh.

Pjesë e grupit ishte edhe Mozzik, si beqar i deklaruar tashmë. Por, jo për shumë gjatë si duket. Lulet e nuses i ka kapur pikërisht Mozzik.

Në traditat e dasmave, personi që kap lulet mendohet se do të martohet së shpejti, çka na ngritur reagime në rrjet duke qenë se Mozzik prej kohësh është beqar.

Në videon e bërë virale, reperi duket teksa buzëqesh i lumtur dhe tund buqetën.


Shtuar 7.08.2023 13:38