Edvin apo Edi Rama? Teoritë konspirative që fshihen pas ndryshimit të emrit të kryeministrit

Kryeministri Edi Rama pranoi për herë të parë se e kishte ndryshuar emrin në vitin 2016 kur plotësoi formularin e dekriminalizimit si deputet i Kuvendit.

Në formular shihej se emrin kryeministri e kishte ndërruar nga Edvin në Edi në vitin 2002, kohë kur mbante postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë shkruan albeu.com.

Por pse e ndryshoi Rama emrin e tij kur në fakt edhe më parë e kishte thënë me krenari se quhej Edvin (Shikoni videon)?

Sigurisht që pikëpyetjet janë të mëdha dhe për një njeri që tashmë drejton Shqipërinë prej dy mandatesh, dyshimet ngrihen edhe më shumë.

Por kush ka folur për këtë temë në botën e politikës shqiptare?

I pari që hodhi akuza mbi të kaluarën e kryeministrit ishte “babai” i socialistëve Fatos Nano i cili u shpreh: “Unë nuk pres si përgjigje artikulimet e kryetarit të bashkisë Edi Rama, të cilit mund t’i kem bërë shumë gjëra kur e nxora nga mjerimi si refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohë të Saliut dhe e ktheva me thonj të paprerë nga Parisi për ta bërë ministër dhe kryetar të bashkisë”.

Ai e quajti Ramën një vjedhës ikonash, akuzë e rëndë e cila u komentua si arsye e fortë për të ndryshuar identitetin.

Pas Nanos, ka qenë figura kryesore e PD-së Sali Berisha i cili ka akuzuar Ramën se ka ndryshuar emrin për shkak se ka bërë një krim në një hotel në Spanjë.

Berisha u shpreh në 2016: “Le të vijë këtu Edvin Kristaq Rama për të cilin jam akuzuar mijëra herë se po i ndërroj emrin, ja që del se e ka ndërruar ai emrin, nuk ia kam ndërruar unë. I kam thirrur në emrin e vërtetë. Të vij këtu të tregojë se nga Edvin u bë Edi për shkak të dosjes spanjolle për shkak të Kadrovskit, për shkaqe të cilat ai duhet ti sqarojë sepse ai ndërrim emri në një kohë kur pikërisht janë përfolur këto që them unë, në një kohë kur mediat e kanë akuzuar për një krim të tmerrshme në hotelet e Spanjës, për Kadrovski e akuzonte për të shoqen, Dilën, të vijë këtu të thotë ç’është ky ndërrim emri”, tha Berisha.

Një tjetër rrënim në arkivën politike, zbulon se në një nga seancat e Komisionit Hetimor Parlamentar në vitin 2003, të ngritur për veprimtarinë e jashtëligjshme të Ramës, u hetua zhdukja e 150 ikonave të përzgjedhura nga fondi i artit bizantin mesjetar, për t’u ekspozuar në një ekspozitë botërore në Gjermani.

Ky Komision Hetimor i drejtuar nga i ndjeri, Sokol Olldashi, konstatoi se ato ikona u zhdukën dhe nuk u kthyen më në Shqipëri.

Një tjetër akuzë pikërishrt për vjedhje ikonash ka bërë edhe koleksionisti i veprave të artit i licensuar Gjergji Thimio , i cili gjatë një interviste në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, delaroi se Rama, jo vetëm është i implikuar në trafikun ndërkombëtar të ikonave, por është arrestuar 2 herë në Francë, gjatë kohës që jetonte atje.

Sigurisht të gjitha të mbetura në kuadrin e akuzës, vazhdojnë të ngrihen pikëpyetje.

Pse e ndryshoi emrin kryeministri? /albeu.com/


Shtuar 9.09.2020 11:45