Merr fund “riedukimi” për prokuroren e Lezhës, kthehet në detyrë Riselda Fishtën

Një vit pas vendimit të pezullimit për shkak të problemeve të gjetura në kriterin e profesionalizmit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimim në detyrë të prokurores së Lezhës, Riselda Fishta. Fishta iu nënshtrua gjatë kësaj periudhe trajnimit profesional në Shkollën e Magjistraturës dhe sipas KPK-së, mori rezultate të mira në provimin final.

Vendimi i Komisioni për Fishtën u mor pasi hetimi administrativ e gjeti atë me probleme të shumta në kriterin profesional. Ndërkohë, Fishta u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Riselda Fishta përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2011. Ajo punon prej një dekade si prokurore në Prokurorinë e Lezhës.

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për prokuroren Fishta kryesohej nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa(Bungo) dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin./ BIRN