Apeli kthen për rigjykim çështjen “Tahiri”

Gjykata Posaçme e Apelit kthen për rigjykim çështjen e Saimir Tahirit.

Vendimi i sotem vjen pas nje seance qe zgjati fare pak, ne prani te ish-ministrit Tahiri dhe avokatit te tij mbrojtes, Maks Haxhia.

Trupi gjykues vendosi te rrezoje vendimin e shkalles se pare, pas te ciles nis nje tjeter odise gjyqesore per ish-ministrin. Kujtojme se Prokuroria kerkoi per ish-ministrin denimin me 12 vite burg.

Seanca e shkuar u shty, pasi anëtari më i ri i trupës gjykuese të cështjes, Dhimitër Lara kerkoi më shumë kohe për të shqyrtuar dosjen. Nderkohe qe ish gjyqtarja e kësaj dosje Nure Dreni u rrëzua nga shkalla e parë e vetingut për disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë.


Shtuar 26.06.2020 11:41