Del videoja horror nga avioni, ulërimat e kundërshtarit të Putinit pas helmimit

CNN ka publikuar momente të frikshme nga brenda avionit ku ishte duke udhëtuar lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, i cili dyshohet se u helmua përmes një lënde të paidentifikuar në çaj.

Në video dëgjohet momenti kur Navalny ndjehet keq dhe kërkon ndihmë, ndërsa nuk i kursen edhe ulërimat, shkruan albeu.com.

Ngjarja ka shqetësuar të gjithë udhëtarët e tjerë. Pas problemeve të Navalnyt, piloti i avionit të nisur për në Moskë u ul në Omsk duke njoftuar mjekët.

Po ashtu, në video duket momenti kur trupi i tij nxirret nga avioni dhe transportohet në autoambulancë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sëfundmi, ai ka mbërritur në Berlin për mjekim më të specializuar pasi u mbajt disa ditë në Omsk.

BBC raporton se avioni që transportonte Alexei Navalny-n u ul pak më parë në Berlin.

Navalny u ndje keq mënjeherë pasi piu një çaj në aeroportin e Tomskut në Siberi teksa ishte duke i nisur për në Moskë. /albeu.com


Shtuar 22.08.2020 09:51