EMRAT/ Kush janë tre socialistët që nuk votuan legalizimin e kanabisit

Pas rreth 17 orësh debate dhe tensione, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për “kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Ligji që lejon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industrial mori 69 vota pro, 23 kundër, dhe 3 abstenime.

Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet, Fatmir Xhafa, Pandeli Majko dhe Erjon Braçe abstenuan.

Në fjalimin që mbajti në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafa tha se shoqëria shqiptare nuk është gati për një nismë të tillë.

“A është gati shoqëria shqiptare për këtë projektligj me rreziqe të mëdha sociale? Unë mendoj se kjo është qasje e gabuar.

Ky është një biznes që vret. Është një hap i parakohshëm për Shqipërinë”, tha Xhafa, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm.