E pranoi para të gjithëve, pjesë e fiksimit të Adrola Dushit është edhe Capital T (FOTO LAJM)

Adrola Dushi ishte dje e ftuar në “Pushime On Top” ku rrëfeu si asnjëherë më parë aspekte të ndryshme nga jeta e saj. Ish-missi shqiptar foli për divorcin, Mirditën, partnerin ideal e më shumë. Në një moment, ajo tregoi edhe “fiksimin” e saj të kohëve të fundit që ka të bëjë me Capital T. Bëhet fjalë për bashkëpunimin e tij muzikor me Kiddën, “Magji”. E pyetur nga moderatori në lidhje me këngën e saj të preferuar, modelja bukuroshe u përgjigj: “Për momentin, oh si me magji, oh si me magji. Ej këndoj bukur apo jo?”. “Këndon?” e ka pyetur prezantuesi Flori Gjini. “Do bëhem këngëtare në të ardhmen”, i është kthyer me shaka Adrola, ndërkohë që shton se nuk ka lidhje ne këngën.

Adrola dhe Capital T janë përfolur gjatë për një lidhje mes tyre, por asnjëherë nuk e kanë konfirmuar megjithëse shumë detaje në rrjete sociale kanë shtuar dyshimet.


Shtuar 27.07.2021 12:47