Shpërthejnë infeksionet, sa raste pozitive u konfirmuan sot

Ne 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 546 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 130 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjithashtu kanë humbur jetën 4 pacientë, teksa situata në spitale vijon rëndohet.


Shtuar 4.08.2020 14:09