I dënuar për vrasje dhe me 5 sirianë në makinë, kapet i shumëkërkuari

Një 44-vjeçar, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim” është arrestuar nga Policia në Durrës.

Ai u kap nga Strukturat e Policisë së Durrësit, specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në operacionin policor të koduar “Shtegtari”.

“Në pranga ra shtetasi me inicialet A. F., 44 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në autostradën Krujë-Laç, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirian, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit”.

Në cilësinë e provës materiale materiale u sekuestruan mjeti tip “Volksëagen” dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Shtuar 17.07.2020 11:21