Javë fantastike për Man.United, pas Liverpooli-t “Djajtë e Kuq” kalojnë edhe Southampton në transfertë (VIDEO)

Manchester United ia ka dalë që të sigurojë fitoren në ndeshjen e javës së 4-të të Premier League, pasi mposhti me shifrat 1-0 Southampton.

Vendimtar në këtë takim për skuadrën e Erik ten Hag rezultoi të ishte Bruno Fernandes, i cili në një aksion model ku Dalot në fund pason për portugezin, i cili  godet menjëherë dhe zhbllokon ndeshjen duke mposhtur kështu portierin e kundërshtarë.

Një gol që e festoi me bashkëkombasin e tij, Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që po bënte nxehmjen, pasi edhe këtë takim e nisi nga stoli.

Kujtojmë se kjo është fitorja e dytë e djajve në 4 ndeshje të luajtura në kampionat, teksa ka dhe dy humbje, ndërsa nga krahu tjetër Southampton nuk ia doli dot të të siguronte një tjetër 3 pikësh në këtë sfidë, pasi fitores me Leicesterin javën e kaluar.

/f.a/abcnews.al


Shtuar 27.08.2022 16:13