Inter – Atalanta, formacionet zyrtare: Zikaltërit kërkojnë vazhdimësinë

Interi do të tentojë sonte të vazhdojë ecurinë e tyre pozitive në Serie A, ku në San Siro e presin skuadrën simpatike të Atalantës

Antonio Conte është në tentim për ta thyer dominimin e Juventusit në Serie A këtë sezon dhe ka pikë të barabarta me kampionët në fuqi.

Por, sonte ai e ka përballë njërën prej skuadrave befasi në Itali por edhe në Ligën e Kampionëve, Atalantan.

Atalanta është në vendin e pestë me vetëm një pikë më pak se Roma e cila është në pozitën e katër.

Inter edhe në këtë ndeshje ka startuar me dyshen e saj sulmuese, Lautaro dhe Lukaku.


Shtuar 11.01.2020 19:15