“Më theri në zemër”, letra e dhimbshme e nënës që ndjeu atakun kardiak të fetusit ende pa lindur

Isha në javën e 36-të të shtatzënisë kur e ndjeva. Sapo kisha vënë në gjumë tre fëmijët e mi, kur ndjeva se bebi u rrotullua 180 ° në barkun tim. Kërceva pupthi nga shtrati dhe ma ndjeu zemra se nuk ishte një gjë normale ndaj së bashku me bashkëshortin nxitova të shkoja në spital.

Brenda pak minutash Georgia , kështu e kisha pagëzuar vajzën ende pa lindur, ishte qetësuar dhe nuk lëvizte më ! Mjekët ishin të mendimit se asgjë nuk kishte ndodhur ndaj nuk iu nënshtrova asnjë kontrolli të veçantë.

Mëngjesin e së nesërmes ndihesha shumë keq. Barkun e ndjeja të tendosur dhe kisha dhimbje. Vetën pas disa muajsh shqetësimesh aspak të zakonshme, iu nënshtrova një skaneri dhe në atë moment mjekët vunë re që zemra e Georgias rrihte shumë shumë shpejtë. Ata nuk dukeshin të alarmuar, por unë isha, kështu që kërkova një ultratingull. Sapo pashë zemrën e Gjeorgjisë – ajo dukej sikur do i dilte nga kraharori nga të rrahurat – u tmerrova. Kurrë nuk kisha kaluar në gjendje shoku, por në ato momente trupi im filloi të mos më përgjigjej dhe vetëm shkundej pa vetëdije.Përjetova një sulm paniku dhe natën e kalova në spital. Mjekët nuk po shpjegonin dot gjëndjen shëndetësore të Georgias.

Isha në javët e fundit të shtatzënisë dhe mjekët u detyruan të më çonin në sallën e operacionit për të sjellë në jetë vajzën. Kur lindi ajo nuk qau si të gjitha foshnjet e tjera.

Nuk e dëgjova të qante atë ditë dhe për pesë javë të tjera. Pasi erdhi në jetë, Georgia u mbajt gjall falë makinave që punonin në vend të zemrës së saj. Vogëlushja ime kishte pësuar një atak në zemër javën e 36-të të shtatzënisë, natën kur unë po shihja televizor e shtrirë në divan. E ndjeva, dhe askush s’më besoi.

Ekipi i Spitalit të Fëmijëve të Bostonit propozoi një procedurë eksperimentale. Ajo përfshinte marrjen e një miliard mitokondrive nga qelizat e shëndetshme të muskujve të saj dhe injektimin e tyre në pjesën e dëmtuar të zemrës! Këto mitokondri të shëndetshme do të ringjallnin qelizat e dëmtuara dhe do të riparonin zemrën e saj.

Georgia erdhi në jetë në maj të këtij viti dhe ende nuk mund ta them nëse këto makineri do zëvendësojnë zemrën e vogëlushes sime dhe për shumë kohë, por di që ajo është një luftëtare e lindur dhe do t’ia dalë.


Shtuar 12.08.2022 13:32