Valverde apo Setien? Mesfushori veteran i Barcelonës jep këtë përgjigje

Sergio Busquets mendon se Barcelona i ka të gjitha mundësitë për t’i fituar trofetë në këtë sezon dhe vlerëson punën e bërë nga trajneri Setien.

Megjithatë, ai nuk ka dashur ta krahasojë me Valverden

“Ndryshimet? Nuk duhet të bëj krahasime me të shkuarën. Çdo trajner ka stolin e tij dhe mënyrën se si i përgatit ndeshjet. E patë që në fushë bëmë atë që na kërkoi trajneri. Jam i kënaqur me atë që bëri Ernesto dhe tani jam për Setienin. Drejtuesit vendosën që të ndryshonin trajnerin dhe ne duhet të punojmë për t’u përmirësuar”, tha Busquets.


Shtuar 20.01.2020 14:24