Shuhet “ylli” më i shndritshëm i historisë së futbollit, çfarë arriti në karrierën e tij Pele

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit anë e mbarë botës, Pele padyshim ka pikëlluar futbolldashësit në këtë prag festash të fundvitit.

Prej më shumë se 1 viti “ylli” më i shndritshëm në historinë e futbollit vuante nga kanceri i zorrës së trashë ku u shtrua disa herë në spital ku ia doli t’i rezistonte sëmundjes, por “vizita” e fundit në spital ishte fatale.

Me një pasion dhe dëshirë të madhe për futbollin, Pele shfaqi një talent të jashtëzakonshëm që në moshën 15-vjeçare, moshë kur Santos afroi në rradhët e saj një talent si “O’Rei”.

Vetëm 1 vit më pas, në moshën 16-vjeçare do të niste dhe karriera e Peles me kombëtaren e Brazilit, ku arriti të fitonte 3 Kupa Bote. Si fillim atë të vitit 1958, ku risolli gjallërinë dhe fantazinë në mënyrë se si luante futbolli Brazili, me atë fitore 5 me 2 ndaj Suedisë, në finale. Më pas do t’i vinte rradha edicionit të vitit 1962, ku Pele dhe Brazili i tij do të dilnin sërish fitues e më pas në vitin 1970 duke u kthyer në lojtarin e vetëm në historinë e sportit të futbollit, që fiton 3 Kupa Bote.

“O’Rei” është golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 77 gola në 92 ndeshje, ndërsa në nivel klubi Pele ai është golashënuesi më i mirë ti të gjitha kohrave, ku arriti të shënonte plot 643 herë në 659 ndeshje, me ekipin e Santos.

Në kohën e tij Pele mbante gjithashtu dhe titullin si lojtari më i paguar në botë.

Edhe pas pensionimit nga futbolli në vitin 1977, pasioni dhe dashuria e tij për futbollin nuk u zhduk, me brazilianin që ka qenë ambasador në mbarë botën për futbollin, madje në vitin 2010, “O’Rei” u emërua Presidenti nderi i klubit amerikan, Neë York Cosmos.

Me një mesatare pothuajse një gol për ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij, Pelé ishte i aftë në goditjen e topit me të dyja këmbët, përveç parashikimit të lëvizjeve të kundërshtarëve të tij në fushë. Ndërsa ishte kryesisht një sulmues, ai gjithashtu mund të binte thellë dhe të merrte një rol fantazisti, duke ofruar asistime me vizionin e tij dhe aftësinë e pasimeve, dhe gjithashtu do të përdorte aftësitë e tij të driblimit për të kaluar kundërshtarët.

Në Brazil, ai vlerësohet si një hero kombëtar për arritjet e tij në futboll dhe për mbështetjen e tij të hapur ndaj politikave që përmirësojnë kushtet sociale të të varfërve. Gjatë gjithë karrierës së tij dhe në pension, Pelé mori disa çmime individuale dhe ekipore për performancën e tij në fushë, arritjet e tij, rekordet dhe trashëgiminë e tij në sport. /albeu.com


Shtuar 29.12.2022 20:58