“Squid Game” rikthehet me sezonin e 2, publikohet traileri (VIDEO)

Seriali që theu rekorde botërore, ‘Squid Game’ do rikthehet shumë shpejt.

Netflix ndau detaje të reja për sezonin e dytë të serialit thriller, duket njoftuar se Lee Jung-jae, Wi Ha-joon, Gong Yoo dhe Lee Byung-hun do të ripërsërisin rolet e tyre nga sezoni i parë.

U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që Squid Game të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë.

Drama koreane e mbijetesës Squid Game u shfaq premierë në Netflix në 2021 dhe u bë shpejt seriali më i njohur, duke mbajtur vendin e parë në top 10 shfaqjet dhe filmat më të njohur të Netflix për katër javë rresht.

Nuk ka ende një datë se kur do të publikohet seria e 2, por fansat janë “sy e veshë” gati./albeu.com/