Pëplasen “Benz-at” në Fier, plagosen drejtuesit e dy automjeteve

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier – Seman, ku dy automjete tip “benz” janë përplasur.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në aksin rrugor Fier-Seman, shtetasi I. T., duke drejtuar automjetin tip “Benz” karroceri, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 


Shtuar 27.05.2022 13:13