Katër ditë pritje, më në fund Xavi i bashkohet ekipit në Miami

Pritja ka marrë fund. Katër ditë pas skuadrës, Xavi ka arritur të udhëtojë në Miami për turneun amerikan.

Pasi kaloi natën në një hotel në Madrid dhe zgjidhi problemet e vizës në ambasadën amerikane, trajneri i Barcelonës fluturoi për në Florida.

Xavi hasi probleme me vizën pasi kishte udhëtuar tre herë në Iran, shtet “armik” i SHBA-së si futbollist i Al Sadd.

Tekniku i katalanasve humbi ndeshjen e parë ndaj Inter Miami, të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultatin e thellë 6-0 dhe në pankinë ishte pikërisht vëllai i tij.

Tanimë tekniku ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur  skuadrën për ndeshjen e ardhshme që do të luhet ditën e shtunë përballë Real Madridit./albeu.com