Urimi i mbretit Charles për Krishtlindje, dedikimin për mbretëreshën e ndjerë

Nesër, në orën 15:00, mbreti Charles do të ndajë mesazhin e tij të urimit për Krishtlindje.

Ky do të jetë mesazhi i tij i parë si monark, ndërsa mësohet se do të jetë dhe një tribut për nënën e tij të ndjerë, mbretëreshën Elibabeth II që u nda nga jeta më 8 shtator 2022.

Kujtojmë se në mesazhin e saj të fundit për Krishtlindje, mbretëresha e ndjerë foli për “kalimin e stafetës” brezit të ardhshëm. Dhe mesazhi i parë i djalit të saj për ditën e Krishtlindjes do të kujtojë trashëgiminë e saj.

Ky do të jetë transmetimi i parë televiziv vjetor i Ditës së Krishtlindjes mbretërore që nuk do të prezantohet nga Mbretëresha e ndjerë, e cila u shfaq në mesazhin e parë televiziv në 1957./albeu.com