Gjymëfinalet e Champions, publikohet datat dhe oraret

Një ditë më parë u luajtën dy çerekfinalet e fundit të Champions League dhe tashmë janë mësuar katër skuadrat që vijojnë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Shorti i hedhur më parë i çifton kështu skuadrat në fazën gjysmëfinale: Liverpool-Villarreal dhe Manchester City-Real Madrid.

Tashmë janë përcaktuar edhe datat e ndeshjeve gjysmëfinale, ndërsa orari është ai i zakonshmi, 21:00.

E martë, 26 prill: Manchester City-Real Madrid
E mërkurë, 27 prill: Liverpool-Villarreal

E martë, 3 maj: Villarreal-Liverpool
E mërkurë, 4 maj: Real Madrid-Machester City


Shtuar 14.04.2022 11:29