Potter bën vlerësimin e dy muajve të tij te Chelsea: Jam i kënaqur, por mund të përmirësohemi

Graham Potter foli në një konferencë për shtyp dy ditë para derbit kundër Arsenalit.

Trajneri bëri vlerësimin fillestar për punën e tij në krye të bluve pas gati dy muajsh.

“Numrat thonë 7 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje. Dhe shumë ndeshje në një kohë të shkurtër. Jam i kënaqur me përgjigjen që më jep ekipi në fushën e lojës. Sa i përket performancës mund të bëjmë më shumë por kur të kuptosh orarin e ngjeshur dhe të gjitha dëmtimet që kemi patur do të thoja se kemi bërë mirë, padyshim ka vend për përmirësim”, është shprehur Potter./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.11.2022 21:43