“Me siguri ke diçka me balerinin”, Sara Hoxha nuk kursen publikisht rezervat për jurinë e “DWTS” (FOTO LAJM)

Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”.

Sara është një prej konkurrenteve të kësaj gare që e ka surprizuar publikun. Ajo ka treguar se ka talent në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, duket se juria nuk është e kënaqur me paraqitjen e blogeres duke u bazuar në vlerësimin e saj. Gjatë një interviste së fundmi për “Wake Up”, Hoxha përpos gjithçkaje ka prekur edhe këtë pjesë, duke folur me “rezerva” për jurinë e “DWTS”.

“Ne në fakt u mërzitëm të premten, jo se mendonim se kishim koreografinë shumë të mirë, të gjithë që e shikonin, thonin do të vlerësoheni, kur nuk morëm shumë pikë, u mërzitëm pak. E di që çfarë çdo gjëje juria na e thotë për të mirë, për t’u përmirësuar. Këtë të premte u kapën më shumë me aktrimin se me kërcimin,”-u shpreh Sara.

Ndonëse janë në një garë për një çmim të vetëm, koha e shpenzuar së bashku midis konkurrentëve në atë spektakël, më herët ka dëshmuar se mund të lindin edhe miqësi të mira. Ndonëse është herët për ta thënë këtë, Sara e pyetur nëse ka bërë ndonjë shokë brenda show-t, tregoi se përveç Julkës nuk njihte asnjë nga jashtë, dhe ka një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Të qenit në qendër të vëmendjes, sigurisht përpos anëve pozitive ka edhe ato negativet. E pyetur nëse ka pasur ndonjë koment të çuditshëm që ka lexuar gjatë kësaj kohe që është pjesë e “Dancing With The Stars”, Sara veçoi njërin:

“Ti me siguri ke diçka me Xhixhin (balerinin e saj), ishte diçka absurde.”