Pjesë e ekranit shqiptar prej 32 vitesh, e gjeni dot për cilin moderator të mirënjohur bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Adi Krasta është një ndër emrat më të njohur të ekranit shqiptar. Në profilin e tij në Instagram ndan kryesisht foto nga puna dhe takimet me personazhe të ndryshëm në emisionin e tij.

Mirëpo nuk mungon edhe nje foto e gazetarit nga fëmijëria, ku ka pozuar krah mamasë së tij.

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë. Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjekë, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë.

Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990.