Tentoi të përdhunonte 23-vjeçaren, vihet në pranga i riu në Durrës

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

Shtetasi S.C banues në lagjen Katund i Ri në qytetin bregdetar është kllëzuar nga viktima.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 23-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast./albeu.com

 


Shtuar 20.10.2022 14:35