Aksident në aksin Gramsh-Moglicë, plagoset 30-vjeçari, transportohet drejt Traumës

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Gramsh-Moglicë.

Shtetasi D. K., 30 vjeç, banues në fshatin Nartë, Gramsh, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi D. K., i cili u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com/


Shtuar 5.05.2023 12:55