Banorët informohen nga produksioni? Eni Tare reagon pas videos virale ku zbuloi se brenda BB ka televizor (VIDEO)

Disa javë më parë është bërë virale në rrjetet sociale si Eni Tare, banor i Big Brother VIP, tha se e dinte sa ishte ora, sepse kishte parë në televizor brenda Big Brother, një program të Top Channel.

Në ate moment, Kejvina Kthella i tërhoqi vëmendjen dhe ia bëri me shenjë të mos fliste.

Menjëherë nisën aludimet nga fansat, se në të vërtetë banorët brenda shtëpisë janë të informuar për ate që ndodh jasht.

Por si qëndron e vërteta? Eni Tare, ka folur në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ai tha: ‘Në një nga televizorët brenda shtëpisë së Big Brother, për një moment pash të gjithë banorët. Dhe bëra lidhjen se cili program që mund transmetohej dhe kuptova sa ishte ora. Por ka qenë një problem teknik. Ne, nuk na kanë informuar për asgjë që ka ndodhur jashtë.’