Emocionuese: Sara Hoxha zbulon gjininë e bebit të 3 (VIDEO)

Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë. Gjininë e bebushit, Sara ka zgjedhur ta zbulojë përmes një “gender reveal”, siç është bërë traditë kohët e fundit për shumë çifte.

Sigurisht që pas dy djemve, ata do të donin një vajzë dhe prandaj momenti është kaq emocionues dhe jo vetëm për Sarën.

Ajo ka publikuar videon ku zbulon se do të bëhet me një vajzë dhe nuk i ka përmbajtur dot emocionet.

“E gjitha një ëndërr”, -ka shkruar ajo.

London dhe Roman do të bëhen me një motër dhe ne mezi po presim të mësojmë emrin!


Shtuar 17.04.2022 11:48