Dhjetëra të helmuar në Bulqizë, prokuroria heton Kadri Muçën si shkaktar, çfarë bëri pronari i HEC-it

Prej disa ditësh banorët në fshatin Gjoricë të Bulqizës kanë shfaqur simptoma helmimi, për shkak të ujit të ndotur. Shumë prej tyre janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekëosre.

Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar dhe për këtë arsye është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike. Banorët kanë thënë për mediet se kjo nuk është hera e parë që ndodhi diçka e tilë, pasi një vit më parë ata janë helmuar sërish nga uji i ndotur.

Ndërkohë  sot kane nisur  hetimet  për pronarin e një HEC-i privat në zonën e Bulqizës, Kadri Muça, 64 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Kadri Muça ka një TEC në zonën e Turçepit, por nuk është faktuar nëse uji është ndotur nga HEC-i i tij, kjo pasi ka pasur edhe reshje të dendura shiu dhe ujërat e të cilit mund të jenë futur në tubacione nga përrenjtë e fshatit Ostren.

Ujësjellësi vazhdon të jetë i bllokuar nga Njësia vendore e kujdesit shëndetësor Bulqizë deri në daljen e analizave përfundimtarë që përcaktojnë shkaqet e ndotjes.

Njoftimi

Ndoti ujin e pijshëm, me të cilin furnizohej fshati Gjoricë, dhe për pasojë u helmuan disa banorë të këtij fshati, procedohet penalisht 64-vjeçari, Kadri Muça.

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 03.06.2023, sipas të cilit në qendrën shëndetësore të fshatit Gjoricë, ishin paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, disa banorë të fshatit, të cilët kishin shfaqur simptoma helmimi, ju bëjmë me dije se:

Nga veprimet e shpejta verifikuese, të kryera nga grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU-së, u bë e mundur zbardhja e plotë ligjore e këtij rasti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për shkak të montimit të një tubi plastik, nga 64-vjeçari, ujërat e pijshëm të fshatit Gjoricë, ishin përzier me ujërat e zeza të këtij fshati, dhe kjo kishte shkaktuar helmimin nga uji, të disa banorëve të këtij fshati.

Pasi kanë marrë ndihmën mjëkësore, të gjithë banorët janë larguar në banesat e tyre dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/