Britania e Madhe masë të fortë ndaj Rusisë, ndalon të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur këtë vit me një masë të marrë ndaj Rusisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë bëri me dije se kanë ndaluar këtë 1 janar të gjitha importet e gazit natyror të lëngshëm rus.

Zyra për Punët e Jashtme, Komonuelthin dhe Zhvillimin e Britanisë së Madhe thotë se kjo masë vjen “si pjesë e përgjigjes ndaj pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.

“Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë fund të gjitha importeve të gazit natyror të lëngshëm rus. Ne po ndërpresim furniizimin e makinerisë së luftës ilegale të Putinit dhe do të mbështesim vendet në mbarë botën për të reduktuar varësinë e tyre,”- bëhet me dije.