Nuk ka fitues në derbi, Tirana – Partizani mbyllet në barazim pa gola

Nuk ka fitues në derbin Tirana-Partizani, që përfundoi 0-0 dhe bardheblutë shkojnë 9 pikë nga Laçi, që nesër ka një transfertë të vështirë kundër Kastriotit. Një duel me plot emocione, që edhe u ndal nga tymi i flakadanëve deh tymueseve.

Tirana ishte disi më kërkuese në fillim të derbit, por Xhixha në dy raste ndalet nga mbrojtësit e Partizanit. Herën e parë ai tentoi një parabolë, kurse në rastin e dytë pranë portës gjeti këmbët e Bitrit me top.

Limaj gjithashtu u mundua të befasonte nga distanca, por pa sukses. Xhixha në minutën e 35-të krosoi mirë për Devid. Braziliani e devijoi topin, që shkoi pranë shtyllën.Drithërima te Partizani, ashtu sikurse ndodhi edhe tre minuta më pas kur Bitri goditi me kokë pas një krosimi nga këndi. Ne shtesën e pjesës së parë pati një moment ndërhyrje nga VAR për karton të kuq dhe penallti, por në fund Totre mori të verdhë, kurse për momentin e dytë nuk u dha penallti për Tiranën.

Në pjesën e dytë trajneri Mehmeti mendoi të aktivizonte Carën, i cili menjëherë provoi të rrezikonte dhe vuri në vështirësi trajneri Bekaj me një gjuajtje nga distanca. Rastin më të martë për Partizanin e kishte Stenio Junior, i cili me portën bosh nuk shënoi nga një metër larg.

Limaj kundërpërgjigjet për Tiranën. Në rastin e parë goditi jashtë, në të dytin gjeti Matondon që ia ndali topin. Deri në fund nuk pati asnjë gol dhe skuadrat morën nga një pikë.


Shtuar 5.03.2022 21:51