Feston ditëlindjen, sa vjeç mbush sot aktorja e mirënjohur Yllka Mujo (FOTO LAJM)

Aktorja e mirënjohur Yllka Mujo feston sot ditëlindjen. Yllka Mujo mbush 69 vjeç.

Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare, moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve.

Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj, i cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore, por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.

Edhe dy fëmijët e saj kanë ndjekur rrugën e Yllkës dhe tashmë emrat e tyre janë mjaft të njohur në Teatrin tonë, Elia Zaharia dhe Amos Zaharia.

Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia janë ndarë në fillim të viteve ’90, kur divorcet në Shqipëri ishin ende të rralla. E pikërisht ngaqë ishin të rralla, ndarjet përgjithësisht ishin nga ato të përhershmet, me lamtumirën e përjetshme. Aspak ky rasti i Yllka Mujos dhe Gjergj Zaharisë që mbetën familje edhe pse jo më burrë e grua./albeu.com/