Nisja e negociatave me BE, Rama nuk harron Merkel: Pa të s’do të ishim këtu sot, populli ynë nuk u dorëzua

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me me Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian, Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave e kan nisur me falenderimeve.

Ai nuk ka harruar të falenderojë dhe ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel, pa të cilën, tha, Shqipëria nuk do të ishte aty ku është sot.

“Dua të falënderoj së pari Presidentin e Komisionit Evropian, znj. Ursula , e cila e di dhe e dinte se si të bëhej një prani gjermano ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftojnë për vendet anëtarë dhe vendet aspiruese. Unë dua të falënderoj edhe znj. Angela Merkel e cila ka datëlindjen dhe doja t’i uroja gjithë të mira. Ne nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e Presidencës franceze dhe Presidentit të Francës Emanuelit. Ai shtroi rrugën për zhbllokimin e kësaj situatë absurde. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian. Dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë këto 3 vitet e fundit, mes vështirësive të fundit. Këto situata të vështira në forcuan më shumë seç ishim”, tha Rama.


Shtuar 19.07.2022 09:11