Jurgen Klopp mund të jetë pa dy sulmuesit kryesorë në finalen e Kupës së Ligës ndaj Chelsea

Liverpool mund të jetë i “cunguar” në sulm për finalen e Kupës së Ligës përballë Chelsea.

Bëhet fjalë për Roberto Firmino dhe Diogo Jota, të cilët u lënduan të mërkurën e kaluar në ndeshjen e 1/16 në Ligën e Kampionëve kundër Interit, në San Siro(0:2) dhe munguan të shtunën në fitoren 3:1 ndaj Norwich City.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp tha se nuk e di nëse do t`i ketë dyshen në dispozicion, për finalen e Kupës së Ligës.

“Është shumë herët”, njoftoi gjermani në një deklaratë për klubin, transmeton lajmi.net. “I kam parë të dy sot, duken në gjendje të mirë, por ata gjithmonë duken mirë”, shtoi ai.

“Duhet të shohim se si zhvillohet ngjarja, por do të provojmë maksimumin që t’i kemi në dispozicion”, ishin fjalët e Klopp. /albeu.com


Shtuar 21.02.2022 21:52