Roma në Tiranë, zbardhet programi i miqësores me Partizanin

Roma do të rikthehet në Tiranë më 12 gusht, aty ku 25 majin e vitit të kaluar shkroi një tjetër kapitull të lavdishëm të historisë së saj, teksa bëri të vetin trofeun e edicionit të parë të turneut më të ri të futbollit evropian të klubeve, Ligës së Konferencës. Dhe e githë kjo vizitë e një prej ekipeve ikonë të futbollit italian dhe atii botëror do të vijë ekskluzivisht në Radio Televizionin Shqiptar, që zbardh edhe programin e delegacionit italian në kryegytetin shqiptar.

Skuadra e Romës pritet të niset nga kryeqyteti italian në orën 01:45 të së shtunës dhe rreth ores 02:30 pritet të zbarkojë në Aeroportin “Nënë Tereza”, prej nga do tè niset drejt Tiranes, për t’u akomoduar ne një nga hotelet në afërsi të Stadiumit “Arena Kombëtare”.

Murinjo dhe skuadra e tij do të largohen nga kryeqyteti shqiptar rreth orës 23:00, dhe githçka do te vijë drejtpërdrejt në “buqetën” e kanaleve të Rrjetit të Radio Televizionit Shqiptar.

Një maratonë që padyshim do të kulmojë me transmetimin pa pagesë të ndeshjes gë vendos kampionen e Shqipërise, Partizanin, me një prej skuadrave më historike të futbollit italian dhe atij botëror.

Me lidhje të drejtpërdrejta nga çdo stacion i vizitës së ekipit roman ne kryeqytetin shqiptar, me intervista ekskluzive dhe me të gjithë spektaklin gë do të shoqërojë këtë ndeshje, Radio Televizioni Shqiptar premton që me rikthimin e Mourinho-s në Tiranë, të nisë një erë e re transmetimesh sportive në ekranin publik.


Shtuar 8.08.2023 14:48