Infektohet gjimazistja në Gjirokastër, testohet e gjithë klasa

Me fillimin e itit të ri shkollor, po shtohet dhe numri i mësuesve apo nxënësve të infektuar me koronavrus.

Ditën e sotme mësohet se një nxënëse e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër është konstatuar pozitive. Nxënësja ka patur simptoma, gjë e cila ka bërë që mjekët të kërkojnë bërjen e tamponit, që ka rezultuar pozitiv.

Ndërkohë DSHP ka vendosur që të testojë të gjithë klasën për të verifikuar nëse ka nxënës të tjerë të prekur nga koronavirusi.


Shtuar 21.09.2020 09:35