COVID: 6 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 298 raste të reja me Covid dhe 6 viktima në Maqedoninë e Veriut.

Në total janë kryer 2 831 testime, prej të cilave ka dalë edhe rezultati i mësipërm.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Shkup janë 145, Kavadar – 23, Prilep – 17, Manastir – 14, Kërçovë – 13, Shtip, Ohër dhe Strumicë – nga 9, Kumanovë dhe Resnjë – nga 8, Tetova – 6, Gjevgjelia – 5, Velesi, Koçani dhe Radovishi – nga 4, Kriva Palanka, Vinica dhe Valandova – nga 3, Dellçeva dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Gostivari, Negotina, Shën Nikolla, Probishtipi, Kratova, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – nga 1.

Gjithashtu bëhet me dije se në orët e fundit betejën me Covid e kanë fituar 335 pacientë duke e çuar në 207 238 numrin e përgjithshëm të atyre që kanë fituar betejën me Covid.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 220.467 mes të cilëve kanë humbur jetën 7 778 qytetarë dhe vijojnë të jenë të infektuar me Covid 5 451 qytetarë./albeu.com/