“Duhet t’u lësh vendin të rinjve”, Kresha paralajmëron largimin nga skena

Tashmë edhe pak muaj dhe reperi shqiptar Mc Kresha do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Erzina, është në prtije të një vajze, e cilia do u ndryshojë jetën. Që tani reperi paska plane për karrierën e tij dhe duhet thëne se nuk na pëlqyen aspak.

I ftuar në emisionin “E Diell”, ai tha se pak nga pak do të largohet nga muzika, pasi çdo gjë e ka një cikël të caktuar

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë”, tha Kresha. “Unë mensoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve” përfundoi artisit.

Më pas ai shtoi se mezi po pret që të marrë në dorë vajzën e tij dhe se po merr shumë këshilla prindërimi nga miqtë.


Shtuar 19.04.2020 20:04