Dolën në plazh për të bërë shëtitje, si ndodhi sherri me tre të plagosur në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

Një grindje mes dy familjeve ka bërë që tre persona të plagosen dhe njëri prej të tyre është në gjendje të rëndë.

Familja Pollo e Ziflaj ka përfunduar me plagosjen e tre personave nga familja Pollo.

Ata kishin dalë mbrëmë tek plazhi, për të shijuar mbrëmjen që po afronte, në atë plazh që prej 15 vitesh e kanë pasur me kontratë nga bashkia për shfrytëzim shkruan bë.

Në këto momente dy – tre persona nga familja Ziflaj, të cilët po ashtu e pretendojnë këtë plazh, kanë shkuar dhe i kanë sulmuar ata me mjete të ftohta, thika.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur Flamur Pollo 41 vjeç, Petro Lula 25 vjeç dhe Ilia Lula, ky i fundit babai i 25 vjeçarit, njëherësh edhe personi i goditur më rëndë. Mbrëmjen vonë të së martës ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH,ndërsa u shoqëruan dy persona në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që 3 të plagosurit u transportuan për mjekim në spitalin e Sarandës.


Shtuar 6.05.2020 07:25