Probleme te PSG, trajneri Galtier humbet yllin e skuadrës

Siç u njoftua përmes një komunikate nga Paris Saint-Germain, mesfushori italian Marco Verratti do të mungojë në ndeshjen e ekipit të Galtier në Ligue 1 me Angers të mërkurën. Thuhet se për shkak të një shqetësimi fizik, Verrati u detyrua të lërë në gjysmë stërvitjen.

Renato Sanches gjithashtu u kthye në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës por nuk do të paraqitet kundër Angers, pasi do jetë gati plotësisht këtë fundjavë kundër Rennes. Mbrojtësi i krahut Nuno Mendes është stërvitur edhe me pjesën tjetër të skuadrës, por nuk konfirmohet nëse mbrojtësi portugez do të luajë këtë të mërkurë.

Christophe Galtier shpreson te rikthimi te fitorja pas një disfate zhgënjyese së fundmi ndaj Lens (3-1).


Shtuar 10.01.2023 17:12