Arben Taravari zgjidhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Arben Taravari u zgjodh kryetar i Aleancës për Shqiptarët në kongresin e jashtëzakonshëm të tretë të kësaj partie të mbajtur sot në Tetovë.

Shumica e kuvendarëve votuan për zgjedhjen e Taravarit në krye të ASH-së, ndërsa dy ishin të përmbajtur, ndërsa një kundër.

Taravari një ditë më parë theksoi për INA se zotimet e tij bazohen në programin e ASH-së, që ka zgjidhje për secilën sferë që kanë të bëjnë me shqiptarët, por edhe çështje të aspekteve tjera sociale, ekonomike, si dhe fokusi në planin e integrimit të plotë evropian.

“Misioni ynë për fitore”, thotë për INA, Arben Taravari, duke thënë se detajet do përcillen gjatë kongresit.

Siç mësohet në fokus do të jetë fushata aktive si dhe riorganizini i këtij subjekti, në frymën e një unifikimi dhe bashkëveprimi politik. Kongresi i jashtëzakonshëm u mbajt sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë./ina