Gjendet pa shenja jete në rrugë i moshuari në Berat, ja çfarë dyshohet

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë në fshatin Lapardha, Berat.

Shtetasi K.XH, dyshohet se ka humbur jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak

Më datë 03.11.2022, rreth orës 07:00, në fshatin Lapardha, në lagjen “Qoshkë”, në anë të rrugës, është gjetur i pajetë shtetasi K. Xh., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.

Nga të dhëna e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.