Murrizi sulmon ashpër PS-PD: Banda, shqiptarët të dalin e t’i marrin zvarrë!

Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer ndaj PD-PS, për pazar me reformën zgjedhore.

Në studion e lajmeve, Murrizi thotë se ata e dinë mirë se nëse votohen nga qytetarët, 90% e tyre nuk shkelin më në Kuvend.

Ai i akuzoi deputetët si një grusht hajdutësh, disa nën drejtimin e kryeministrit Rama dhe disa nga ana e kryedemokratit Basha. Murrizi lëshoi një thirrje mjaft të fortë ndaj shqiptarëve që të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrë.

“Këta janë bashkë se kanë hall të ndajnë llokmën e pushtetit. Për mashtruesin e parë që thotë do ndryshime kushtetuese sistemi, Damian tërmetin, po e them që të ulet, ta lexojë më vëmendje, të pyesë dhe Klosin.

Neni 2, pika 2 e Kushtetutës thotë qartë se shqiptarët ushtrojnë sovranitetin me votë të drejtëpërdrejtë dhe përfaqësues të zgjedhur. Me këtë ligj zgjedhor është shkelur neni 2.

Pika 2 e Kushtetutës, shqiptarët nuk zgjedhin po votojnë partitë njëlloj si në komunizëm. Janë pjellë bastarde e Partisë së Punës. Këta nuk janë përfaqësues të qytetarëve shqiptarë por një grusht hajdutësh, disa në çadrën e Bashës dhe dikush poshtë mendereve të Ramës.

Janë të marrë vesh në pazar që prej prillit 2008. Bëjnë sikur zihen. Kush i voton këto fytyra, dy banda? Të shkojnë te shqiptarët ti votojnë.

Do tu bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen në protestë dhe ti marrin zvarrë. Ditën që qytetari ka drejtë të zgjedhë, 90% e këtyre surratëve që bëjnë sikur zihen nuk vinë më në parlament.

Nuk ka pasur nga këto lloj kllounësh në zgjedhje deri në 2005. Ky ligj solli trafikantë në parlament. 10-15 biznesmenë kanë përfituar mbi 20 miliardë euro tendera nga viti 2000 deri sot.

Raporti i KQZ flet për 113 parti, 56 nuk u gjendet vula, nuk dinë kush është kryetari, ku i kanë zyrat. 65 parti nuk kanë marrë pjesë kurrë në zgjedhje”. /Oranews


Shtuar 13.05.2020 20:21