Italia zgjohet me lëkundje tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar nga Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë mëngjesin e sotëm në provincën e L’Aquila, Itali.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 14 km dhe epiqendrën e kishte pranë komunave Pizzoli dhe Barete, shkruan Tgcom.

Nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale.