Iu dogj makina në garazh, flet kandidati i PS për bashkinë Has: Pres ekspertizën , kam bërë fushatë të qetë

Ka folur për mediet kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Has, Beqir Mulaj, të cilit iu dogja makina gjatë natës benda garazhit.

Ai ka thënë se nuk e di se kush mund trë fshihet pas kësaj, ndërsa thekson se nuk ka konflikte me askënd dhe se ka bërë një fushatë elektorale të qetë.

Ai tha se nuk beson të ketë ardhur nga dora e njeriut dhe pret përgjigjen e organeve kompetente për të mësuar çfarë ka ndodhur.

“Është bërë praktika e duhur dhe do pres me qetësi ekespertizën. Uroj që të mos ketë dorë njeriu. Dua të jem shumë korrekt, s’dua ta përdor dhe as mendja s’më shkon atje. Gjithsesi i besoj organeve kompetente. Nuk kam asnjë konflikt. Edhe fushatën jam munduar ta bëj në mënyrë të qetë, qytetare, larg ngatërresave e zhurmës. Jam fokusuar te hallet e problemet e qytetarëve të Hasit se ky popull këtu ka nevojë për qetësi, për rregull. Unë nuk bëj pjesë te ata njerëz që vë gishtin. Po të mos ishte fushatë elektorale, as ju s’do ishit këtu dhe s’dua ta keqpërdor këtë. Nuk kam dyshime. Nëse ekspertiza do e nxirrte që është dora e njeriut, do më vinte keq”, tha Beqir Mulaj./albeu.com/


Shtuar 10.05.2023 11:56