“Dalja e parë publike bashkë me bebushin tim”, modelja shqiptare shkëlqen me barkun e rrumbullakosur në ekran

Këtë të premte në ekranin e Abc u transmetua puntata e tretë e Style Star. Ashtu si në 2 puntatat nuk munguan debatet mes konkurrentëve dhe jurisë. Mbrëmjen e djeshme ishin të ftuar speciale modelja Kristina Baki dhe gazetari i njohur Milaim Zeka. Për Kristinën kjo ishte dalja e parë në televizion “bashkë” me bebin e saj.

“Na ke zbukuruar studion sonte dhe na ke ardhur dyshe”- u shpreh Kiara.

“Po, ja hera e parë në një dalje publike që vij me bebushin tim” – tha Kristina.

“Je gjithmonë e bukur por sonte je zbukuruar akoma më shumë” – e komplimentoi Kiara.