Pagoi pushimin tropikal për veten dhe gruan, ajo e tradhton me masazhierin e hotelit
Burri e fajëson gruan e tij, por la një notë të ulët në faqen "TripAdvisor" për hotelin e ëndrrave që doli të jetë hoteli i maktheve për të.

Një burrë i nevrikosur la një notë të dobët për shërbimin e hotelit në faqen "TripAdvisor", e cila bënë përmbledhje të përshtypjeve të njerëzve për hotele të ndryshme, në mënyrë që njerëzit ta ken më të lehtë të zgjedhin vendin e duhur, shkruan "Independent".

Me sa duket, hoteli i ëndrrave "The Palms" doli të jetë një makth për të pasi gruaja e tij "u josh" nga një masazhier i hotelit.

Burri i njohur vetëm si Michael, e përshkroi vendin si një resort të bukur, por më pas e fshiu komentin e tij pozitiv.

Ai e përshkroi hotelin se kishte një shërbim shumë të mirë, dhe gjithçka ishte e bukur dhe këndshme. Mirëpo gjërat ndryshuan kur ai u kthye në në hotel pasi shkoi në shtëpi për të marrë djalin e vetë, Tom për të iu bashkuar pushimit në parajsën tropikale.

Kur u kthye, gjërat u dukën paksa të çuditshme, dhe më pas gruaja i tregoi se një nga masazhierët e joshi atë, dhe kaluan natën së bashku.

Ai tha se faji ishte i gruas, por ai deshi të paralajmëronte udhëtarët e tjerë se diçka e ngjashme mund të ndodhte.

Resorti tropikal ka 72 suita dhe mbi 60 mijë metra katrorë pronë. Duket me të vërtetë parajsë, vetëm mos e lini gruan të bëjë masazh!
Shtuar më 21/01/2021, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori